Ndërmarrja Publike Qendrore
Posta e Kosoves Sh.A.
Në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087 nenet 17 dhe 21 si dhe Ligjit Nr. 04/L-111 për plotësim ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087, Nenet 9 dhe 13 me të cilat nene, plotësohen dhe riformulohen Nenet 17 dhe 21 të Ligjit bazik, Kodi i Etikёs dhe Qeverisjes Korporative pёr Ndërmarrjet Publike, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në nivelin qendrorë për punonjësit e PK Sh.A. Nr. 01-1974/17 datë 27.07.2017, si dhe vendimit te Bordi te përkohshëm te Drejtorëve të PK Sh.A., nr. 39/21 te datës 11/08/2021, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK PER VEND PUNE
PËR ZYRTAR TË LARTË NË POSTA E KOSOVËS Sh.A.
Titulli i pozitës:
- Këshilltar/e i/e Përgjithshëm/ Sekretar/e i/e Korporatës.
- Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit.
Nr. I Referencës 01-1818-1/2021
Përshkrimi: Posta e Kosovës Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.
Kohëzgjatja e kontratës: Është me afat të caktuar, konform ligjeve ne fuqi dhe dispozitave ligjore te parapara me Ligjin për ndërmarrjet publik m nr…….
Aplikimi: Aplikacionet për punësim dhe Deklaratën nën Betim mund të merren online; www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen me Postë ne adresën : Arkivi i PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK-së, rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 – Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni.
Aplikacioni dhe të gjitha dëshmitë bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk iu kthehen aplikantëve.
Afati i fundit për aplikim: 01/10/2021, ora 16:00h
Pozita: Këshilltar/e i/e Përgjithshëm/ Sekretar/e i/e Korporatës
Mbikëqyrësi : Bordi i Drejtorëve të PK Sh.A.
Grada : G16
Kualifikimi dhe Përvoja e Nevojshme:
- Diplomë universitare nga fusha e shkencave juridike (jurist i diplomuar ose master në shkenca juridike);
- Përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose të drejtës së shoqërive tregtare;
- Aftësi për të interpretuar legjislacionin mbi punën dhe për të implementuar praktikat më të mira në këtë fushë;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
- Aftësi të mira ndër-personale;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative.
- Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Këshilltari i Përgjithshëm/Sekretari i Korporatës ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Të përkujdeset për ligjshmërinë e fushëveprimit të Bordit të Drejtorëve PK Sh.A. dhe është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve që kanë të bëjnë me BD-në;
- Mirëmban regjistrin e aksionarëve të Korporatës dhe siguron që ndryshimet në regjistrin e aksioneve të kryhen në përputhje me ligjet në fuqi dhe aktet interne të korporatës;
- Siguron të dhënat e nevojshme, mirëmban dokumentet dhe procesverbalin nga takimet e Bordit të Drejtorëve të PK-së;
- Përgatit dhe koordinon të gjitha aktivitetet rreth mbledhjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të BD-së;
- Përcjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë për ndryshimet si dhe përgatitë udhëzimet e nevojshme për menaxhmentin e kompanisë;
- Siguron shënimet, raportet dhe prezantimet e duhura për takimin e përgjithshëm të aksionarëve dhe për takimet e Bordit të Drejtorëve;
- Vepron si agjent i korporatës për pranimin e dokumenteve të ndryshme që kanë të bëjnë me Korporatën;
- Përkujdeset në parim për bazën legale të vendimeve të korporatës;
- Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet operacionale të nivelit më të lartë të Menaxhmentit në PK-së;
- Konsultohet me Kryeshefin Ekzekutiv (KE) të PK-së dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për themelimin e politikave të biznesit dhe planeve të drejtorive dhe departamenteve;
- Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
- Siguron qarkullimin e informatave nga BD-ja për Menaxhmentin në BD për veprimet e ndërmarra;
- Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;
- Merret me çështjet tjera tё qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.
Kandidatët/et duhet t’i dorëzojnë këto dëshmi:
Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkëngjisin këto dokumente
- Aplikacionin e punësimit,
- Deklaratën nën Betim
- Kopja e dokumentit të identifikimit.
- CV-në,
- Dëshminë e shkollimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Referencat, si dhe certifikatat tjera profesionale,
- Letër Motivimin,
- Certifikatën origjinale që nuk është nën hetime (jo me te vjetër se 6 muaj)
Pozita: Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit
Mbikëqyrësi:
Bordi i Drejtorëve të PK Sh.A.
Grada : G16
Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:
- Diplomë universitare nga fusha e shkencave ekonomike, menaxhim të biznesit ose fusha të ngjashme.;
- përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit (minimum 5 vite);
- Njohja dhe përdorimi i shkëlqyeshëm i programeve kompjuterike, MS Office;
- Aftësi organizimi, planifikimi, koordinimi;
- Të ketë aftësi të punojë nën presion, të ketë etikë të lartë dhe integritet të lartë pune;
- Të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
- Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
- Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
- Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
- Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara
- Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiar, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
- Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
- Shqyrton shpenzimet e punonjësve, për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Korporatës dhe buxhetin para pagimit;
- Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
- Përcakton dhe harton buxhetin e Korporatës;
- Është përgjegjës për implementimin e Planit të Biznesit të aprovuar nga Bordi;
- Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afatmesme dhe afatgjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
- Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në Departamentin e Financave, në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
- Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave të institucioneve ndërkombëtare të trafikut;
- Siguron që PK Sh.A. të jetë në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në këtë fushë. Zhvillon dhe implementon politikat e kontabilitetit të Postës, bashkë me pakot e raporteve të kërkuara në nivel të PK-së;
- Bën planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e të gjitha aktiviteteve të departamentit përkatës, me qëllim të arritjes së objektivave të parashtruara;
- Ofron mbështetje profesionale departamenteve tjera, duke i analizuar të gjitha proceset brenda Departamentit Financiar të Postës, si dhe bën ndërlidhjen e proceseve me departamentet tjera të PK- së;
- Kontrollon faturat e shfrytëzuesve të mëdhenj për shërbime postare dhe faturat hyrëse dhe dalëse të Postës Ndërkombëtare, si dhe raporton në baza mujore për obligimet që kanë shfrytëzuesit e mëdhenj;
- Mbikëqyrë dhe merr pjesë në regjistrimin e transaksioneve sipas prioriteteve, pagesave, përshtatjeve dhe faturave në llogaritë ndihmëse në librin e llogarive të arkëtueshme dhe balancon librin e të arkëtueshmeve me llogarinë kontrolluese;
- Menaxhon procesin rreth mbylljes së të gjitha librave të llogarive (mujore, tremujore, vjetore) të Postës; Merr pjesë në auditimin e pasqyrave financiare të Postës, bashkë me auditorët e jashtëm;
- Kryen funksione të caktuara të kontabilitetit që kërkojnë njohuri të thellë të sistemeve financiare; monitoron, analizon dhe raporton në baza periodike për të gjitha planet dhe të arriturat e departamentit nga aspekti i kontabilitetit;
- Monitoron dhe bën kontrollin e kontratave, urdhëresave dhe faturave të ndryshme lidhur me saktësinë e tyre, para ekzekutimit të transaksioneve në sistemin e kontabilitetit;
- Menaxhon, modifikon, dokumenton dhe koordinon zbatimin e procedurave të kontrollit të kontabilitetit të brendshëm me procedurat e financave, kontabilitetit, faturimit;
- Menaxhon procesin e përgatitjes së bilancit dhe pasqyrave financiare, në pajtim me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; Menaxhon kontabilitetin financiar të Postës së Kosovës, bën monitorimin dhe kontrollin e sistemit të Kontabilitetit (ERP) bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
- Menaxhon planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë të qarkullimit të parasë sipas planit të biznesit;
- Analizon faturat para pagesës për të vendosur saktësinë e shpenzimeve, duke krahasuar çmimin e faturës me mallin e blerë, ose me çmimin e kontratës, duke i krahasuar njësitë e faturuara me njësitë e marra dhe duke paguar llogarinë e duhur;
- Për punën dhe detyrat e punës i përgjigjet KE-së së PK-së dhe Bordit të Drejtorëve;
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij/saj, por që nuk bien në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.
Kandidatët/et duhet t’i dorëzojnë këto dëshmi:
Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkëngjisin këto dokumente
- Aplikacionin e punësimit,
- Deklaratën nën Betim
- Kopja e dokumentit të identifikimit.
- CV-në,
- Dëshminë e shkollimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Referencat, si dhe certifikatat tjera profesionale,
- Letër Motivimin,
- Certifikatën origjinale që nuk është nën hetime (jo me te vjetër se 6 muaj)
Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.