“Albi Shopping” pjesë e Albi Group me kënaqësi njofton për hapjen e pikës më të re në Lagjen Kodra e Trimave dhe vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës për pozitat si në vijim:
- Menaxher/e- 2 pozita
- Zv. Menaxher/e- 2 pozita
- Arkëtare- 6 pozita
- Sektoriste- 6 pozita
- Shitës/Depoist- 4 pozita
Vendi i punës: Albi Market, Kodra e Trimave- Prishtinë
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme,
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës,
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në apo plotësuar aplikacionin e kompanisë dhe ta dërgojnë përmes e mail adresës në: hr@albicenter.com ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek zyret e Albi Group në adresën: Zona e Re Industriale, Veternik, Prishtinë (Albi Mall) si dhe në të gjitha pikat e Marketeve Albi.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur deri me 30 Shtator 2021.