Tenzor Prishtina – Montues i Sistemeve të Sigurisë

TITULLI: Montues i Sistemeve të Sigurisë

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Tenzor hap konkurs për punësimin e teknikëve, montuesve dhe inxhinierëve për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë.

Detyrat dhe Obligimet

  • Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të kamerave, alarmit, zjarrit, mbrojtjes elektronike të artikujve, mbrojtjes perimetrike, hyrjes me kontroll, etj.
  • Pranim-dorëzimi i sistemeve dhe trajnimi i klientëve në përdorimin e tyre
  • Promovimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Aftësim i vazhdueshëm në fushën e sigurisë (nën përkrahjen e kompanisë)
  • Përfaqësim i denjë i kompanisë gjatë ekzekutimit të detyrave

Benefitet

  • Punësim afatëgjatë
  • Pagë fikse konkuruese në treg
  • Pagë shtesë të bazuar në performancë
  • Trajnime në fushen e sigurisë për brendet më të njohura të industrisë

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në e juaj në e-mail adresen info@tenzorpro.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do ftohen për intervistim.

TENZOR është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe që është i përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në vendin e punës. TENZOR merr vendime për punësim bazuar vetëm në kualifikime, merita dhe nevoja të organizatës.

TENZOR është kompani e licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës për Shërbime Private të Sigurisë sipas Ligjit nr. 04/L-004 për Shërbimet Private të Sigurisë.