KONKURS
Financier/e – një (1) pozitë;
Orari i Punës: Orar të plotë;
Vendi i Punës: Prishtinë.
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare të kompanisë;
- Kryen regjistrimin, kontrollimin e faturave për mallin e blerë;
- Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare, listë pagesave, deklarimeve të TVSH-së, taksave dhe detyrimeve tjera ligjore, sipas afateve;
- Mirëmban dhe arkivon faturat e blerësve;
- Bënë kryerjen e pagesave të ndryshme;
- Merr pjesë në analizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Bën barazimin e kartelave me blerësit;
- Sipas nevojës kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqësi.
Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Banka Financa dhe Kontabilitet të Fakultetit Ekonomik (Kualifikimi pasuniversitar është përparësi);
- Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune në të njëjtin drejtim;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Duhet të jetë i vetë-motivuar;
- Të jetë i gatshëm për punë në grup dhe në lokacione të ndryshme.
CV-të dhe dëshmitë tjera, mund t’i dërgoni në adresën elektronike, të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni: info@ks.frotcom.com
Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.