Kompania ELTEX me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës:
Koordinator/e i/e Furnizimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për porosit, relacionet dhe komunikimin me furnitorët e kompanisë;
- Menaxhon stokun e materialeve dhe mallrave ;
- Hulumton tregun vendor dhe ndërkombëtar për materiale te reja ne fushën e industrisë së drurit ;
- Organizon transportin e mallrave brenda dhe jashtë vendit;
- Analizon kostot e shpenzimeve me qellim te rritjes se efiqiences në kuptim financiar dhe kohor;
- Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Te ketë te mbaruar shkollimin e mesëm ;
- Të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushe apo fusha te ngjashme ;
- Të flas dhe të shkruaj rrjedhshëm gjuhen turke ;
- Njohja e gjuhës angleze apo serbe konsiderohet përparësi
- Te jete i gatshëm dhe mos ketë pengesa ligjore për të udhëtuar jashtë vendit ;
- Te ketë gatishmëri për te punuar edhe te Shtunave kur është e nevojshme.
Çka ofron kompania:
- Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
- Mundësi avancimi në karrierë;
- Pagë konkurruese;
Si te aplikoni:
Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subject: Koordinator i Furnizimit.
Aplikimi është i hapur deri më 10.09.2021.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.