Art House – Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve (Prizren, Ferizaj)

MUNDËSI PUNËSIMI

 Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve të tijë aktual dhe potencial. Kandidati i suksesshëm do të jetë në gjendje të jetë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin apo për mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisit.

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për sërvisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi I servisit
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme.
  • Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës si dhe formularët për përshkrimin e punës së kryer.
  • Obligohet të ketë kujdes për pamjen personale (I rruar, I nënqethur, veshje elegante)
  • Obligohet që ta respektoj Rendin shtëpiak të ndërrmarrjes.

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Shkathtësi të avancuara ne servisimin dhe mirembajtjen e fotokopjeve dhe printereve
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
  • Përvojë në punët me klientë

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 10.09.2021.

Regjionet: PRIZREN dhe FERIZAJ
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.