Meridian Express – Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 41 dyqane në territorin e Kosovës me  qëllim të  vetëm që të shërbejmë konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në pozitat e lira si më poshtë:

  1. Arkëtar/e
  2. Sektorist/e
  3. Mirëmbajtes/e
  4. Asistent/e Kuzhinier/e
  5. Punëtor/e në Food Service
  6. Përgjegjës/e i/e Ndërrimit të natës
  7. Shitës/e
  8. Kamarier/e
  9. Barist/e

Pozitat janë të hapura në Prishtinë në pikat e shitjes Grand Store, Lagjja Qershia, Lagjja Kalabria, Rruga B, Arbëri dhe Dardani.

Për më shumë informata lidhur me përgjegjësitë dhe detyrat klikoni në pozitat e mësipërme.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën apliko@meridianexpress.com

Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 Shtator 2021.