KONKURS PUNE
A jeni të entuziazmuar për të punuar në një mjedis sfidues me ritme të shpejta? A ju pëlqen të krijoni marrëdhënie kontaktuese profesionale me klientët? Nëse po, ju ftojmë të bëheni pjesë e kompanisë tonë.
I&M CALL SH.P.K shpall konkurs pune për Agjent të thirrjes në gjuhën gjermane (40 agjentë), italiane (20) dhe spanjolle (10).
Na kontaktoni përmes postës elektronike (email) im.call2021@gmail.com ose përmes numrit të telefonit +38349696786.
Na vizitoni në zyrat tona çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 09:00 deri 17:00 me lokacion rr. Nazim Gafurri 389, Prishtinë.
Aplikantët nevojitet të plotësojnë këto kushte:
- Preferohen aftësi të shkëlqyera të shërbimit ndaj klientit dhe përvojë e mëparshme në shitje.
- Komunikime verbale entuziaste, miqësore dhe profesionale.
- Të jetë i aftë me internetin, futjen e të dhënave dhe aftësinë për të lëvizur me shpejtësi midis programeve që ne përdorim.
- Shumë i besueshëm dhe i përpiktë.
- Aftësia për të perceptuar dhe interpretuar një situatë dhe për të vepruar mbi të në një mënyrë të përshtatshme, të organizuar, të saktë dhe të orientuar drejt detajeve.
- Njohuri të gjuhëve përkatëse të nivelit B1 e sipër.
- Të jenë të aftë për punë ekipore dhe individuale.
Ne ju ofrojmë
- Trajnim profesional intenziv në kohëzgjatje prej 2 javësh me pagesë lidhur me punën që do të kryeni
- Trajnim dhe avancim edhe pas kryerjes së trajnimit intenziv.
- Kushte dhe ambient pune të mrekullueshëm, të përshtatura sipas kërkesave të të punësuarit me përputhje me standardet e përcaktuara me ligj.
- Pagesë e rregullt në bazë të kontratës së punës.
- Avancim në bazë të rezultatit në punë.