Arkitekt/Dizajner i eneterierit
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Bën planifikimin, prezantimin, skicimin,dhe matjet në teren.
- Të përgatisë konceptin e dizajnit të produkteve sipas kërkesës së klientëve apo mbikëqyrësit.
- Të udhëheq procesin e përgatitjes së dizajnit, vizatimeve, specifikacioneve dhe përzgjedhjen e materialit për finalizimin e produkteve ne prodhim.
- Të ketë aftësi të mbikryjes së mbarëvajtjes së prodhimit të produkteve.
- Të koordinojë me stafin/ekspertët përgjegjës për implementimin e produkteve të dizajnuara.
- Kujdeset për shërbimin ndaj konsumatorëve dhe porosive të pranuara.
Kushtet për aplikim:
- Përvojë pune në këtë fushe dhe njohje e materialeve te eneterierit.
- Të ketë paraqitje profesionale në punë.
- Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programeve kompjuterike adekuate për Arkitekturë dhe realizimin e dizajneve/vizatimeve; 2D dhe 3D.
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë. .
- Të posedoj patentshofer kategoria B
Menaxher/e i/e prodhimit
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Menaxhimi I tërë procesit të furnizimit, prodhimit dhe montimit te klienti.
- Planifikimi afatshkurtër dhe afatgjatë I procesit të prodhimit;
- Porositja e lëndës së pare dhe materialeve të nevojshmë për kryerjen e punëve;
- Koordinimi I ekipeve ne fabrikë dhe terren për arritje të afateve kohore;
- Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave.
Kushtet për aplikim:
- Përvojë pune në fabrikë te mobiljeve dhe njohje e materialeve te eneterierit.
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë. .
- Njohuri te pakos së Microsoft Office.
- Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programeve kompjuterike adekuate për Arkitekturë dhe realizimin e dizajneve/vizatimeve; 2D dhe 3D.Perparesi
- Të posedoj patentshofer kategoria B
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në, në e-mail adresën, duke bashkangjitur edhe portfolio të punëve dhe projekteve të mëparshme: metaltechks@gmail.com ose të kontaktojnë gjatë orarit zyrtarë në numrin +383 44 411 117.