Kadiu Group, një kompani lider në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë dhe Shqiperi, me nje eksperience mbi 26 vjeçare dhe me nje rrjet dyqanesh ne qytetet kryesore ne Kosove, shpall konkurs per pozitat:
1. Menaxher Distribucioni
Detyrat:
- Njohja shumë e mirë e produkteve te kompanise dhe terrritorit te Kosoves
- Mbikqyrja dhe menaxhimi i agjenteve te shitjes te kompanise
- Mbikëqyrje e klientëve ekzistues dhe atyre potencial, si edhe key accounts
- Perpilimi i planit te punes, ofertave dhe promocioneve te ndryshme ne perputhje me strategjine e kompanise dhe kerkesave te tregut
- Analiza dhe propozime per rritjen e qarkulimit te klienteve ekzistues dhe potencial
- Monitorimi i vazhdueshem dhe mbajtja ne kontroll e detyrimeve te klienteve
- Raportim periodik tek CEO i kompanise
- Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve te tjera.
Kriteret:
- Te jete i moshes deri 35 vjec.
- Te kete arsim te larte
- Preferohet te kete nje eksperience te meparshme ne fushen e shitjeve minimalisht 5 vjet (kane perparesi candidate me experience ne industri te ngjashme)
- Te kete aftesi shume te mira komunikuese
- Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit
2. Menaxher i Shitjes për qytetet e Ferizajit, Suharekës, Malishevës, Prizrenit dhe Gjakovës
Detyrat:
- Njohja shumë e mirë e produkteve te kompanise
- Mbikëqyrje e klientëve ne rajonin përkatës
- Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
- Kontaktim dhe ofertim i klientëve te ri
- Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
- Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve te tjera.
Kriteret:
- Te jete i moshes deri 35 vjec.
- Te kete arsim te larte
- Preferohet te kete nje eksperience te meparshme ne fushen e shitjeve
- Te kete aftesi shume te mira komunikuese
- Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit
3. Arkatare per qytetin e Gjilanit (fillimisht per nje periudhe 6-mujore)
Kriteret:
- Te jete e moshes 23-35 vjec.
- Te kete arsim te larte ne Degen Ekomonik (preferohet Finance).
- Preferohet te kete nje eksperience si arkatare
- Te kete aftesi shume te mira komunikuese
- Te njohe programet baze ne perdorimin e kompjuterit
Përfitimet tuaja
- Trajnim dhe integrim intensiv dhe profesional
- Vend pune modern dhe të sigurte
- Pagë mbi mesatare dhe të rregullt
- Zhvillim dhe rritje profesionale të karrierës tuaj
Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: hr@kadiu.al, duke shenuar regjionin per te cilin aplikon ne subjektin e emailit.