FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar që gjatë muajit Gusht të ju sigurojë fëmijëve pushimin veror.
Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me
specifikacionin si më poshtë për:
Akomodim për Pushime verore për fëmijë– pansion i plotë
në hotelet/pushimoret në Kosovë
Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 58 persona njekohësisht, për 7 netë në periudhën 15 deri 31 Gusht 2020
Opsioanale nëse nuk ka vend për të gjithë njëkohësisht, mund të pranojmë realizimin e pushimeve/ akomodimit të ndarë në dy grupe
Grupi i parë: 29 persona (21 femije dhe 8 staf shoqerues)
- 2 dhoma me nga 6 shtreter
- 1 dhome me 7 shtreter
- 2 dhoma me 8 shtreter
- 1 dhome me 2 shtreter
Grupi i dytë: 29 persona (21 femije dhe 8 staf shoqerues)
- 2 dhoma me nga 6 shtreter
- 2 dhoma me 8 shtreter
- 1 dhome me 7 shtreter
- 1 dhome me 2 shtreter
Hoteli të respektojë të gjitha masat parandaluese ndaj COVID-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë- Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike
Pansion i plotë (Mëngjesi, dreka dhe darka)
Hoteli të ketë pishinë, gjelbrim dhe këndin e lojrave për fëmijë
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Çertifikatën e regjistrimit te biznesit/ NUI
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
- Në ofertë të ceken të gjitha masat parandaluese ndaj Covid-19 që aplikohen në hotel Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa tvsh për një person
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jete 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë:
- Përparësi do të ketë hoteli i cili posedon pishinë te brendshme dhe këndin e lojrave për fëmijë.
- Pas plotësimit të kriterit të lartëcekur, cmimi më i volitshëm
Për lehtësim të dorëzimit të ofertave, për shkak të situatës aktuale me pandemi, ofertat mund ti dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën 07.08.2020
Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail adresën: procurement1@soskosova.org