Youth Initiative for Human Rights (YIHR)

Thirrje për shprehje të interesit për realizimin e (6) muraleve

Thirrje për shprehje të interesit për Kompani/Organizata për realizimin e gjashtë (6) muraleve

Termat e referencës

Për: Realizimin e gjashtë (6) muraleve në gjashtë (6) shkolla të mesme të larta në regjionet Pejë, Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë, në kuadër të projekti “Youth for Justice/Të Rinjtë për Drejtësi”  të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL. 

Për organizatën:

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.

Respektivisht, projekti ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ ka për qëllim fuqizimin e të rinjve që të kërkojnë drejtësi dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. 

Një ndër aktivitetet e projektit është realizimi i gjashtë (6) muraleve në shkolla të mesme të larta në regjionet e lartpërmendura. 

Qëllimi i shërbimit:

Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë kompani dhe organizata të kualifikuara dhe me përvojë, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve në realizimin e gjashtë (6) muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.

Muralet me përmbajtje të sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut do të realizohen në atë mënyrë që do të rrisin të menduarit kritik tek nxënësit dhe do të përçojnë mesazhe edukative. 

Metodologjia e ofrimit te sherbimit:

  • Selektimi i gjashtë (6) shkollave për realizimin e muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit në bashkëpunim me YIHR KS me dimesione perafersisht 9 x 9 metra;
  • Zhvillimi i konceptit të muraleve të cilat duhet të përçojnë mesazh të qartë tek të rinjt rreth rëndësisë së të drejtave të njeriut dhe të inkurajojnë mendimin kritik. Koncepti duhet të ndahet dhe të konsultohet me stafin e YIHR KS. 
  • Realizimi i gjashtë (6) muraleve në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.
  • Konceptimi, përgatitja dhe realizimi  i gjashtë (6) eventeve inauguruese të muraleve në regjionet  përkatëse.

Rezultatet e pritura: 

  • Koncepte kreative dhe në linjë me kërkesat e YIHR KS; 
  • Gjashtë (6) murale të realizuara në gjashtë (6) shkolla brenda afatit të caktuar kohor;
  • Gjashtë (6) evente inauguruese të muraleve përkatëse;
  • Realizimi i muraleve deri në fund të muajit tetor 2020.

Kapacitetet e kompanisë/organizatës:

Aftësitë minimale që kërkohen nga kompania/organizata aplikante: 

  • Kompania/organizata ka kapacitete të mjaftueshme dhe të kualifikuara njerëzore dhe teknike për të kryer punën me profesionalizëm dhe brenda afatit të caktuar nga YIHR KS; 
  • Eksperiencë e dëshmuar në fushën e realizimit të muraleve;
  • Kreativitet në konceptimin e muraleve; 
  • Siguron transportin për ekipin dhe pajisjet e duhura nëpër regjionet e lartpërmendura; 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Oferta financiare pa TVSH  për gjashtë (6) murale neper shkolla brenda Kosovës;
  • Çertifikata e Regjistrimit e Organizatës/Kompanisë;
  • Certifikata e numrit fiskal e Organizatës/Kompanisë;
  • Kontakti: email, numri i telefonit i Organizatës/Kompanisë;
  • Fotografi, video, koncepte, portfolio apo dokument që tregon disa shembuj të punës tuaj dhe autorët e muraleve;
  • Dy apo më shumë referenca nga puna paraprake me murale;
  • Lista e muraleve të punuara  gjatë 12 muajve të fundit;
  • Kohëzgjatja brenda të cilës shërbimi mund të realizohet (përfundohet).
  • Emrat e artistave potencial që do të angazhohen në realizimin e muraleve.

Aplikimi:

  • Të gjitha dokumentat e kërkuara në këtë shprehje të interesit dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën: rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë;
  • Në pjesën e përparme të zarfit shënohet mbishkrimi ‘’Expression of Interest for Murals’’,  emri i organizatës/kompanisë dhe adresa;
  • Në anën e pasme të zarfit shënohet adresa: Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR  KS,  rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë;
  • Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në formën fizike.

* Dokumentat mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00 deri në 17:00.

  Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 22 qershor 2020, ora 17:00.


English below****

Call for Expressions of Interest: Company/Organization for the realization of six (6) murals

Terms of reference

Realization of six (6) murals in six (6) high schools in the regions of Peja, Ferizaj, Pristina and Gjakova within the project “Youth for Justice/Youth for Justice” supported by the US Department of State/INL.

For the organization:

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) was originally established as a regional non-governmental organization in 2003, which later became a regional network of YIHR in Kosovo, Serbia, Montenegro, Bosnia and Herzegovina and Croatia. For more than a decade, YIHR KS has worked successfully in the protection and promotion of human rights and democratic values not only in Kosovo but also in the region. In particular, YIHR KS has focused on the process of dealing with the past, protecting human rights, strengthening the rule of law and the role of youth at the local and regional level.

Respectively, the project “Youth for Justice” aims to empower young people to seek justice and be active participants in the justice sector in Kosovo.

One of the activities of the project is the realization of six (6) murals in high schools in the aforementioned regions.

Purpose of the service:

Through this call for expression of interest, YIHR KS aims to identify qualified and experienced companies and organizations that will be considered as service providers in the realization of six (6) murals in the region of Prishtina, Peja, Gjakova and Ferizaj with dimensions approximately 9 x 9 meters.

The murals with content of the justice system and human rights will be designed to enhance critical thinking among students and convey educational messages.

Service delivery methodology:

  • Selection of six (6) schools for the realization of murals in the region of Prishtina, Peja, Gjakova and Ferizaj in cooperation with YIHR KS;
  • Develop the concept of murals which should convey a clear message to young people about the importance of human rights and encourage critical thinking. The concept should be shared and consulted with YIHR KS staff;
  • Realization of six (6) murals in the region of Prishtina, Peja, Gjakova and Ferizaj;
  • Conceptualization, preparation and implementation of six (6) inaugural events of the murals in the respective regions. 

Expected results:

  • Creative and linear concepts with the requirements of YIHR KS;
  • Six (6) murals realized in six (6) schools within the set time limit;
  • Six (6) inaugural events of the respective murals;
  • Realization of murals until the end of October 2020.

Capacities of the company/organization:

Minimum skills required by the applicant company/organization:

  • The company/organization has sufficient human and technical capacities to perform the work professionally and within the deadline set by YIHR KS;
  • Experience in the field of murals;
  • Creativity in mural conceptualizing;
  • Provides proper transport for the team and equipment across the aforementioned regions.

Required documents for application:

  • Financial offer without VAT for six (6) murals;
  • Registration Certificate of the Organization/Company;
  • Fiscal Number Certificate of the Organizations/Companies;
  • Contact: email and phone number of the Organization/Company;
  • Photographs, videos, concepts, portfolios or documents showing some examples of your work and the authors of the murals;
  • Two or more references from preliminary mural work;
  • List of murals worked during the last 12 months;
  • The duration within which the service can be performed (completed);
  • The names of potential artists who will be engaged in the realization of murals. 

Application:

  • All documents required to be submitted in physical copies, enclosed in envelopes, to the address: st. “Adrian Krasniqi” no. 5, 2nd floor, 10000 Prishtina, Kosovo.
  • The front section of the envelope must be written as “Expression of Interest for Murals ”, the name of the organization/company and address;
  • On the back of the envelope is written the address: Youth Initiative for Human Rights in Kosovo – YIHR KS, st. “Adrian Krasniqi”no. 5, 2nd floor, 10000 Prishtina, Kosovo
  • Documents should only be submitted in physical form.

* Documents can be submitted from Monday to Friday, starting from 09:00 to 17:00. The deadline for submission of documents is June 22, 2020, at 17:00.