Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
KONKURS – Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 60 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall:
KONKURS
Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Funksioni i Komisionerit:
Komisionari është udhëheqësi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila është autoritet i pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente dhe informacione publike. Komisionari zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë
Kriteret e përzgjedhjes:
Kandidatët për komisionar duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike apo marrëdhënie ndërkombëtare;
- Të kenë, së paku, 8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,5 (pesë) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
- Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë viteve të fundit.
- Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
- Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
- Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë 5 (pesë) viteve të fundit.
- Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin e fundit.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale; (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
- Letra motivuese;
- Biografi (CV );
- Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
- Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
- Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale me vendim te formës se prerë si dhe të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë (5) viteve të fundit.
PROCEDURA E KONKURIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 09.06.2020, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.