Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë – “Call Center” (5)
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë – “Call Center” – 5 Pozita
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon nëzgjidhjen e problemeve bazike me shërbimet Internet dhe “DTV”, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë për secilin problem;
- Jap informata klientëve në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “Artmotion”;
- Për çdo thirrje telefonike, duhet që të bëhet regjistrimi i saj si tiketënë “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar;
- Te jetëi gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndrrimet e orarit;
- Të bëjë konfigurimet e paisjeve bazike (modem dhe CPE).
- Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti duke përdorur CRM dhe njohurit për produktin dhe paisjet;
- I raporton Menaxherit të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve, varësisht se si kërkohet;
- Bashkpunon ngushtë me kolegët në emer të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme në fushën e telekomunikcaionit);
- Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
- Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
- Njohuri të Gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes e-mailit – postës elektronike, në: hr@artmotion.net
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 10.06.2020, Ora 16:00h.