Pozita: Shofer III
Departamenti: Operativa
Kompania: KCC Sh.P.K (TNT & FedEx)
Për kompaninë
KCC Sh.P.K është përfaqësuese e kompanisë globale TNT që nga viti 2001, me një staf profesional dhe me teknologjinë më të avancuar të transportit. Tani TNT do të shkrihet në një kompani me kompaninë e mirënjohur amerikane FedEx, dhe si rrjedhojë e kësaj shkrirje, KCC Sh.P.K. është duke e rritë stafin e saj ne departamentin e operacioneve, shitjes dhe kujdesit ndaj klientit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Sipas orarit të përcaktuar transporton dërgesat e Economy Express (transportit rrugor) në Sofje, dhe anasjelltas
- Përmbush objektivat ditore të përcaktuara nga Agjenti i Import & Eksport
- Mirëmbanë automjetin që shfrytëzon për shpërndarjen/marrjen e dërgesave
Kualifikimet
- Komunikues i mire (komunikativ)
- Patent shofer B
- Njeh gjuhen angleze apo serbo-kroate
- I/e veteorganizuar
Shtesë
- Puna do të zhvillohet në relacionin Prishtinë – Sofje
- Kandidati do të trajnohet 1 javë në zyret e TNT-së në Prishtinë
Si të Aplikoni
Dergoni CV-në në email: info@kcc-ks.com
Afati I fundit për të derguar CV-në 5 Prill 2020