SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS
Titulli: Zyrtar ligjor
Departamenti: Juridik
Grada: 6
Raporton tek: Drejtorit të departamentit juridik
Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive:
- Asiston në përmbushjen e detyrave të përgjithshme të Departamentit Juridik;
- Merr pjesë në hartimin, plotësimin dhe ndryshimin e instrumenteve rregullatore, brenda përgjegjësive të Bankës Qendrore;
- Siguron që korniza rregullative e Bankës Qendrore është në pajtim me ligjet, rregulloret, rregullat dhe politikat e procedurat relevante si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian;
- Sipas autorizimit, përfaqëson dhe mbron interesat e Bankës Qendrore para gjykatave dhe institucioneve tjera përkatëse;
- Shqyrton nga aspekti juridik masat administrative të ndërmarra ndaj institucioneve financiare;
- Bën përpilimin e dokumenteve/korrespondencave ligjore;
- Ndërmerr veprime ligjore brenda autorizimeve dhe përgjegjësive të deleguara;
- Sipas autorizimit, merr pjesë në grupe punuese brenda dhe jashtë Bankës Qendrore;
- Përgatitë raporte dhe evidenca lidhur me kryerjen e punëve brenda përgjegjësive të Departamentit Juridik;
- Detyra tjera siç përcaktohen nga mbikëqyrësi.
Njohuritë e kërkuara:
- Diplomë universitare, Fakulteti Juridik;
- Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;
- Njohje e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushat e lartcekura;
- Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Njohja e gjuhës shqipe dhe/apo serbe, e preferuar njohja e gjuhës angleze;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Njohje e punës me kompjuter;
- Vëmendje në detaje, në formulime të qarta dhe saktësi;
- Aftësi komunikuese në të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;
- Vetiniciativë dhe gatishmëri për punë ekipore;
- Ruajtja e fshehtësisë afariste.
Përvoja e kërkuar:
- Minimum dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën juridike;
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 16 mars 2020.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së , nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : http://www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.