Banka Qendrore e Kosovës – Zyrtar i ri i burimeve njerëzore

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Zyrtar i ri i burimeve njerëzore

Departamenti/ Divizioni: Burimet njerëzore

Niveli i gradës: 7

I raporton: Drejtorit të departamentit të burimeve njerëzor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet procesin e rekrutimit dhe seleksionimit, si informimin e kandidatëve për intervista dhe test me shkrim dhe intervista me gojë;
  • Mirëmban dhe bënë përpunimin e të dhënave nga qasja elektronike për vijimin e orarit të punës;
  • Mirëmban e bazën e të dhënave të Burimeve Njerëzore për pushime vjetore, mjekësorë të lehonisë dhe të tjera, si dhe sipas kërkesës dhe planifikimit të tyre përgatitë pushimet vjetore të stafit;
  • Përgatit raporte për listën e pagave bazuar në përpunimin e të dhënave për hyrje/dalje të punëtorëve;
  • Mirëmban të dhënat e të punësuarve si dhe proceset, politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore;
  • Mirëmban dhe azhurnon dosjet personale;
  • Ndihmon në detyrat dhe operacionet e përditshme të funksioneve të Burimeve Njerëzore;
  • Siguron ofrimin e mbështetjes administrative për menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Në mungesë të zyrtarëve tjerë të burimeve njerëzore kryen detyrat dhe përgjegjësitë e tyre;
  • Kryen punë dhe veprime të tjera që i cakton Drejtori i Burimeve Njerëzore.

Njohuritë e kërkuara:

  • Diplomë universitare;
  • Të jetë i/e rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme;
  • Njohja e mirë e MS Office; preferohet njohuria për të përdorur bazën e të dhënave dhe programet e menaxhimit të projekteve.

Përvoja e punës e kërkuar:

  • Së paku një vit përvojë pune profesionale.

Kërkesat e veçanta:

  • Vetiniciativë, aftësi komunikimi, punë në grupe dhe aftësi koordinimi;
  • Aftësi të vendos për prioritetet dhe strukturën e punës si dhe aftësi të menaxhojë kohën dhe përmbush afatet;
  • Bashkëpunim i ngushtë me të tjerët brenda dhe jashtë BQK-s për zhvillimin e BNJ;
  • Shkathtësi nder njerëzore që reflektojnë objektivitet dhe diskrecion.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse ( motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 16/03/2020.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line (hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8; Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare: www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.