Banka Qendrore e Kosovës – Statisticient i ri

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Statisticient i ri

Departamenti:  i Statistikës

Grada: 7

Raporton tek: Drejtorit të departamentit të statistikës

Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Zbaton programin e punës të Departamentit të Statistikës në pajtueshmëri me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të njësisë së statistikave e llogarive financiare;
  • Identifikon burimet kryesore të të dhënave për përpilimin statistikave për llogari financiare;
  • Ndihmon BQK-në në themelimin e kornizës raportuese për mbledhje të të dhënave nga sektorët e nevojshëm institucional;
  • Mbledhë të dhënat statistikore dhe i kontrollon ato; integron statistikat nga sektori financiare dhe jofinanciare, dhe përpilon statistikat e sektorit të llogarive financiare në nivel vendi në pajtueshmëri me standrdet ndërkombëtare;
  • Përgatitë statistikat për publikimet periodike dhe jo periodike në pajtueshmëri me politikën e publikimeve dhe me përvojat më të mira lidhur me shpërndarjen e informatave statistikore;
  • Jep mendime dhe rekomandime lidhur me çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me mbledhjen, përpilimin, validimin dhe publikimin e informatave statistikore;
  • Propozon dhe merr pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e procedurave të punës si dhe dokumenteve tjera administrative të Departamentit të Statistikës;
  • Mbanë bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët lidhur me çështjet statistikore;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Njohuritë e kërkuara:

  • Nivel universitar në fushën e ekonomisë. Niveli i përfunduar i studimeve pasuniversitar është përparësi;
  • Përvoja e dëshmuar në fushat e listuar më sipër është një përparësi, si dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare të korporatave janë një përparësi;
  • Të jetë i/e rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe/ose serbe dhe në gjuhën angleze;
  • Të ketë aftësi të mira për të punuar i pavarur, si dhe për të qenë konstruktivë në punë ekipore, kur afatet kohore janë të ngushta dhe oraret janë paplanifikuara;
  • Kandidati që ka njohuri të mira në zbatimin e teknikave moderne statistikore ka përparësi;
  • Kandidati duhet të ketë vetiniciativë, aftësi të mira të komunikimit dhe koordinimit;

Përvoja e kërkuar:

  • Kandidatët që kanë përvojë në fushat e cekura në pjesën “përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive” kanë përparësi.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 16 mars 2020.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : http://www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.